TUR 1 DITOR, Tur inaktiv

BARBEQUE NE QAFSHTAME CDO E DJEL 1200 LEK

BARBEQUE DHE PIJE NE QAFSHTAME, 1200 LEK


Parku Kombetar I Qafe Shtames, zone e mbrojtur prej vitit 1966, sipërfaqe prej rreth 20 km2
Parku gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Qafa (1’230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafështamës, rreth 1’100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore. Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet i lehtë e i varfër në kripëra, por i pasur me magnez. Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidomonumenteve). Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm.


PROGRAMI:
Nisja behet ne oren 08:00 tek Piazza pas Muzeut Historik Kombetar dhe do udhetojmene drejtim te Parkut Kombetar te Qafshtames, qe ndodhet 25 km ne verilindje te qytetit te Krujes.
Me makine do shkojme deri afer parkut dhe do ndalojme tek fabrika e ujit Qafshtama, nga aty do te nisim ecjen midis pishave te larta dhe burimeve te ujit dhe me pas do mberrijme tek kroi i Nenes Mbretereshe.
Parku i Qafshtames eshte nje mrekulli natyrore me nje mjedis te mahnitshem, plot gjelberim dhe freski nga burimet e shumta ujore.
Pas kthimit do bejme nje ndalese te shkurter per kafe ose per te vizituar Muzeun Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe ne Kruje.


NE CMIM PËRFSHIHET:
1. Guida
2. Transporti vajtje – ardhje
3. Barbeque me prodhimi mishi
4. Pijet (birra dhe lengje frutash)


DUHET TE KENI ME VETE:
1. Cante Shpine
2. Kepuce te Pershtatshme, atlete
3. Shishe Uji 0.5 L dhe fruta te thata.

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj per udhwtimet jashte vendit.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply