TUR 1 DITOR, Tur i momentit

️HIKING & EXPLORING SYRI I CIKLLOPIT KRRABE TIRANE CDO E SHTUNE CDO E DJELE 700 LEK/Personi. 9,10,16,17,23,24,28,29,30 Nentor

 

PROGRAMI:
Nisja ne orën 8:00 prane Liceut Artistik “Jordan Misja” Rr. Elbasanit. Ndalese per kafe gjate rruges.
SYRI I CIKLLOPIT ose siç i thonë ndryshe Gjurma e Ciklopit ndodhet rreth 4 km poshtë Krrabës, në fshatin e quajtur Skëterrë, në luginën e lumit Erzen. Ai është rreth 20 m i gjerë dhe 120 m i thellë si një perlë e fshehur në grykën e Krrabës.
Një humnerë e vogël rri në fund të shkëmbinjve të Krrabës, dhe poshtë saj është një liqen me ujë të smeraldtë, për të cilin thonë se është vendi ku bisha dha shpirt e pas tij mbeti një liqen në formë zemre. Shkurtimisht kjo legjendë flet për një bishë të stërmadhe (pothuaj të gjitha legjendat shqiptare kanë një gjigand apo një ciklop), e cila e përndjekur nga banorët e zonës, pas shumë dëmeve që kishte shkaktuar, përfundoi pikërisht poshtë këtyre shkëmbinjve. Thonë se aty ku shkeli për herë të fundit bisha, mbetën gjurmët e gërvishtjes së kthetrave të tij dhe aty ku vdiq, mbeti një liqen në formë zemre. Si të gjitha legjendat që trupin dhe kokën i kanë në imagjinatë por këmbët i kanë të ngulura fort tek e vërteta, edhe në këtë rast, shihen disa gërvishtje të thella në shkëmb dhe liqenin e mrekullueshëm në formë zemre.
Pasi arrihet në fshatin Krrabë, ngjitja behet ne kembe që fillon drejt Malit të Krrabës është një ngjitje e butë, shkalla e veshtiresise: MESATARE. Shtegu që të çon drejt Syrit të Cikllopit dhe Shpellës së Madhe është një vend i shkelur nga kalimtarët dhe zgjat rreth 1 orë e 30 minuta.
Shpella e Madhe është një tjetër objekt i vizitueshëm me spektaklin natyror që ofron dhe figuracionet që kanë krijuar gërryerjet ujore në masivin gëlqeror. Ndërsa vet Syri i Cikllopit është një basen i vogël ujor në rrjedhën e lumit Erzen.
Dreka me ushqimet qe keni marre me vete.
Rreth ores 16.00 behet zbritja ne kembe dhe me pas marrim minibusat per tu kthyer ne Tirane.

 


Çmimi i udhëtimit 700 LEK/ person
Ne cmim perfshihen:
– Transporti;
-Guida gjate gjithe udhetimit


Për këtë udhëtim, duhet të merrni me vete:
– Këpucë të përshtatshme për mal;
– Çantë shpine; krem dielli; kapele;
– Lëngje, sanduica, fruta te thata (pije freskuese ose ujë, për gjatë udhëtimit);

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply