TUR 2 DITOR, Tur inaktiv

MREKULLIA E ALPEVE SHQIPTARE VALBONE 8000 LEK 2 DITE CDO E SHTUNE

 

Nisja 2 ditor e shtune:   9, 16, 23, 28, 30 Nentor

 

AKOMODIMI ne Hotel Alpin “Burimi i Valbones” ne dhome dopje ose treshe ( me krevat dopjo ose dy krevate teke, me banjo dhe dush brenda seciles dhome.
Tirane – Koman- Fierze – Bajram Curri – Valbone & Valbone – Bajram Curr – Gjakove – Prizren – Kukes – Tirane
Rezervimet Mbyllen te Enjten ORA 20:00

Lugina e Valbones:
Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombetar dhe ka ne nje siperfaqe prej 8.000 ha. Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, Vlerat Kurative – Ajri i Paster – Alpinizëm – Tradita etj. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë.Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit. Ka tokat të murrme pyjore mes lartësive 500-1200 metra; pastaj vijnë tokat e kadifenjta që shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.

 

PROGRAMI:

Dita Pare:
Nisja behet ne oren 05:00 nga Tirana tek Liceu Artistik “Jordan Misja” Rr. Elbasanit. Ne oren 07:00 jemi tek Bar Restorant Perla ku do te ndalojme per Kafe pastaj vazhdojme udhetimin tone drejt Komanit ku do te udhetojme me tragetin permes liqenit dhe maleve qe e rrethojne duke e bere kete udhetim te mrekullueshem dhe te paharruar per secilin prej nesh. Pasi zbresim nga trageti vazhdojme udhetimin drejt Bajram Currit, Valbones ku dhe do ngalojme tek Kanioni i Shoshanit ose sic e Quajne ndryshe Banoret e Zones ( I Shtrejti i Shoshanit ) ku per gjate gjith rruges na shoqerojne Majat e Larta Mbi 1800 – 2694 metra Mbi nivelin e Detit qe Kulmon Maja e Jezerces 2694 metra. Dreka na pret e shtruar ne hotelin tone, ne Valbone. mund te shijojme dreken me prodhimet bio tradicionale te zones si fli, mish keci ose qingji te pjekur ne sac, maze t’zime, speca me ngjyem, flia etj.
Pasi jemi akomoduar neper dhoma dhe kemi konsumuar dreken, jemi gati per per te eksploruar kete zone mahnitese. Pasdite nisemi per te “Liqeni Xhems”, gjate rruges kemi mundesi per te hulumtuar dhe luginen e valbones. Aty do te ndalojme dhe buze Lumit te Valbones si dhe do te hulumtojme pak dhe Mullirin e Vjeter te fshatit. Nga ora 18:00 – 20:00 kohe e lire, ku sigurisht Futbolli, Volejbolli dhe lojra te tjera nuk mungojne. Ne oren 20:00 – 21:00 konsumojme darken me Muzik te Perzgjedhur nga Gjitha Trojet Shqiptare Kercime & Valle.

Dita Dyte:
Te nesermen mengjesi konsumohet nga ora 08:00 – 08:45. Ne oren 09:00 do bejme nisjen per tek Ujvara ku nga aty Vazhdon edhe Rrjedha e Lumit Valbona pas kthimit ne Hotel do pregatitemi per kthim per ne qytetin e Bajram Currit, Ku sipas deshires mund te bejme nje vizite te shkurter Shtepise se Heroit tonë Kombëtar Mic Sokolit ne Fshatin Frag Bujan.Pastaj nisemi per te kaluar kufirin per ne Kosove ndalese e Shkuter ne Gjakove, por nuk mund te mbyllim udhetimin tone pa bere nje ndalese edhe ne Prizren, nje vizitet tek Lidhja e Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashes dhe Pazarii Vjeter ose Carshia e dikurshme. Rreth ores 21.00 do jemi ne Tirane.

Specifikime per Guiden e Valbones:
1. Ushqimi do te jete nje pakete e perbashket qe eshte ushqim karakteristik i zones, ku kryesisht pervec produkteve te fshatit vlen per tu vecuar: Mish Qingji/Keci ne Hell/Sac, Flija, Speca me Ngjyem dhe Maza e Zjeme, Speca me Maze.
2. Akomodimi dhe fjetja do jete ne Hotel Alpin ne dhome dopje ( me krevat dopjo ose dy krevate teke ose per familje me1-2 femije ne dhome familjare me krevate marinare per femijet me banjo dhe dush brenda seciles dhome)
4. Guida do te jete e pregatitur per nje ecje te perballueshme.
5. Kepuce per Hiking/ Atlete – duhet te jene te sheshta dhe te pershtatshme;
4. Veshja – gjate kesaj perjudhe klima eshte e fresket dhe majt e maleve per rreth jane me debore keshtu qe rekomandohet te merrni veshje te ngrohta me krahe te gjate.
5. Te keni 2-3 bluza pambuku qe mund ti nderroni gjate udhetimit qe mos te ftoheni;
6. Aparat fotografik per te memorizuar momentet e bukuara;
7. Cante shpine te vogel;
8.1 shishe boshe 0,5 L, per te mbushur uje here pas here neper
burime;
9. Karte Identiteti ose Pashaporte;
10. Kapele;
11. Krem per mbrojtje kundra diellit;
Cmimi per Fjetjen ne Hotel, ne dhoma dopje ( me krevat dopjo ose dy krevate teke, me banjo dhe dush brenda seciles dhome, shikoni fotot e ilustruara).

Te perfshira ne Cmim  jane:
1. Transporti Gjate te gjith Udhetimit;
2. Fjetja naten e shtune ne Valbone;
3. 1 Dreke (Dreka e te shtunes);
4. 1 Darke (Darka e te shtunes);
5. 1 Mengjes (Mengjesi i te dieles);
6. Guida dhe organizimi.

Per femijet:
0-2 vjec FALAS
3-5.99 vjec 70%
6 vjec ose me shume CMIM I PLOTE

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj per udhwtimet jashte vendit.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply