TUR 1 DITOR, Tur inaktiv

Lumi i Shalës Shkodër Tailanda Shqiptare. CDO TE SHTUNE DHE TE DIELE. 2500 LEK.

 

Lumi I Shales ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Drin (sot liqeni Koman). Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.

Parku i Blinit është një vend tërheqës gati ekzotik, që e ka marrë emrin nga pemet e shumta te Blinit dhe që mbushin vendin me aromë të këndshme. Bukuria I shtohet nga uji I kaltër i ?‍♀️Lumit të Shalës, që buron nga Bjeshkët e Namuna dhe bashkë me ujrat e luginës së Thethit derdhen në Lumin Drin.

 

Programi:

Nisja nga Tirana prane Liceut Artistik Jordan Misja Rr. Elbasanit në orën 06:00;
Ndalesë për kafe gjatë rrugës;
Mbërritja në Koman ku dhe marrim varkat për në Parkun e Blinit. Rreth 1 orë e 30 minuta lundrojmë duke përshkruar Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës dhe pamjeve të mrekullueshëm të maleve te moçme. Dreka e lire. Mbasdite nisim kthimin per Tirane.

P. S. Dreka e lire ne restaurant BLINI PARK me menu bio tradicionale te zones mishi/peshku 10 EUR (supe perime, sallate, patate furre djathe dhie peshk trofte ose mish derri).

 

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply