TUR 2 DITOR, Tur inaktiv

CAMPING NE LUMIN E SHALES ALLINCLUDEED 59 EUR 2dite NISJE CDO E MERKURE & CDO E SHTUNE

 

Datat: Qershor 3-4 Korrik, 6-7, 10-11, 13-14, 17-18, 20-21, 24-25, 27-28, 31- 1 Gusht, 3-4 Gusht, 7-8, 10-11, 11-12, 14-15, 17-18, 21-22, 24-25, 28-29, 31-1 Shtator, 4-5, 7-8, 11-12, 14-15

 

Lumi I Shales ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Drin (sot liqeni Koman). Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.

 

Programi:


Dita 1:
Nisja nga Tirana prane Liceut Artistik Jordan Misja Rr. Elbasanit në orën 07:00;
Ndalesë për kafe gjatë rrugës;
Mbërritja në Koman ku dhe marrim varkat për në Parkun e Blinit. Rreth 1 orë e 30 minuta lundrojmë duke përshkruar Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës dhe pamjeve të mrekullueshëm të maleve te moçme. Dreka e organizuar nga agjencia prane restaurantit tradicional me prodhime tradicionale. Kohe e lire per tu lare si dhe per te eksploruar zonen. Darka e organizuar nga agjencia ku nuk do mungoje dhe trofta peshku karakteristik i lumit te Shales i shoqeruar me nje gote vere.

Dita e 2:
Mengjesi 7.30-8.30 me pas nisim aventuren tone per te eksploruar zonen me guiden tone, nqs ka persona te cilet nuk duan te eksplorojne zonen me guiden mund te relaksohen dhe te freskohen prane lumit te Shales dhe te shijojne mrekullite e bukura natyrore. Dreka e lire dhe rreth ore 15.00 nisim kthimin me varke per ne Koman dhe me pas nisemi drejt Tiranes.

 

Te perfshira ne Cmim:
Transporti vajtje-ardhje;
Dreke, Darka, Mengjesi (tradicional me prodhime bio tradicionale te zones).
Shetitja me anije vajtje-ardhje;
Shoqerues nga agjencia.

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj per udhwtimet jashte vendit.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply