Tur inaktiv

Vjeshtë në Amsterdam, 5 Ditë €499, Nisja më 25 Nëntor

 

Vizitohen: Amsterdam, Bruksel, Bruges, Utrecht, Hagë dhe Rotterdam.
Fjetje 3 netë në Amsterdam dhe 1 natë në Bruksel.
Fluturimi me avion direkt Tiranë – Amsterdam. Transfertat dhe Shëtitjet me Autobus, Shoqërues Shqiptar gjatè udhëtimit.
Transfertat dhe Shëtitjet me Autobus, Shoqërues Shqiptar gjatè udhëtimit

 

Hollande

Dita e Parë: Fluturimi direkt për në Amsterdam. Nisja në orën 10:40. Mberritja në Amsterdam në orën 13:30. Nisja për në Bruksel. Udhëtimi zgjat 2.5 orë pa ndalesa. Mbërritja në Bruksel. Sistemimi në Hotel. Vazhdon vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi për në Utrecht. Vizitë e shkurtër në Utrecht-it. Me pas vazhdon udhëtimi pët në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Shopping në nje Qendër Tregtare. Transferimi për në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 17:10. Mbrritja në Tiranë në orën 19:45.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1 . Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 4 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 25 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj per udhwtimet jashte vendit.

Per rezervim, duhet te paguani pagesen e plote te pakten 10 dite para nisjes.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply