Udhetim aktiv

Krishtlindjet në Sarajevë dhe Beograd, 4 Ditë €129. Nisja më 22 Dhjetor

 

Vizitohet: Sarajeva, Mostar, Medjugorje, Beograd dhe Prishtinë.
Fjetje: 1 natë në Sarajevë dhe 2 netë Beograd.
Udhëtimi dhe Shëtitjet me Autobus.
Shoqërues Shqiptar gjatë Udhëtimit

 

Serbi

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Darkë në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00 Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”. Darkë në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë “New Born”, bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Me Shume Detaje: Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj per udhwtimet jashte vendit.

Per rezervim, duhet te paguani pagesen e plote te pakten 10 dite para nisjes.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply