TUR 1 DITOR, Tur inaktiv

SE BASHKU NE MREKULLINE E ALPEVE SHQIPTARE, FSHATI REC, MALESI E MADHE E DJELE 24 Dhjetor 1500 LEK

TIRANE – REC – SHPELLA E PELLUMBAVE – SHTEGU I GESHTENJAVE – RESTORANT GESHTENJA – BAXHOJA E DJATHIT 0 TIRANE

Programi:

Nisja behet ne oren 07:00 nga Tirana tek Liceu Artistik “Jordan Misja” Rr. Elbasanit. Gjate rruges do bejme nje ndalese te shkurter per Kafe pastaj vazhdojme udhetimin tone drejt fshatit Rec.
Fshati Rec është një fshat i vogël me rreth 597 Banore, 10 km në jug të fshatit Dedaj. Rruga fillon në mes fushave të mbjella me bimë heterovajore dhe në sfond ngrihen kodrat e pas tyre malet e larta. Dalëngadalë kodrat fillojnë dhe afrohen dhe para jush shfaqet një pyll i dendur me gështenja me një sipërfaqe prej 450 ha dhe rreth 30 000 rrenjë.
Trungjet e gjera të gështenjave dëshmojnë që ato janë aty prej shekujsh. Shëtitjet në ajrin e pastër nën hijen e gështenjave janë një kurë e mirë antistresi.

Shumë interesante në Reç është edhe shpella e Pllumbave. Rrugës në drejtim të Qafë Gradës në një shteg të shenjuar dhe të lehtë për tu kaluar, përmes një mali shkëmbor të mbushur me shkurre dëllinjash dhe bimë medicinale si Sherbela mund të vizitohet kjo shpellë e bukur e pasur me kolona, stalaktite dhe stalakmite. Përveç shpellës së Pllumbave në Reç gjenden dhe shpella të tjera si Shpella e Fikut, Shpella e Lopëve etj.

Jo shumë larg qendrës së Reçit, në lagjen Prelnikaj gjenden puset e Reçit ose siç i thonë banorët Krenzat. Këto janë katër puse uji rreth 100 vjeçare të ndërtuar me gryka guri.

Fshati Reç përveç pyllit të gështenjave është i njohur dhe në sajë të një ngjarje historike që daton në vitin 1943. Reçi ishte baza kryesore e partizanëve shqiptar. Me 30-31 Gusht në Reç u zhvilluar lufta mes forcave Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe fashistëve e njohur si lufta e Reçit. Që nga viti 1947 kjo ngjarje përkujtohet çdo vit me një festë që zhvillohet të dielën e fundit të muajit gusht. Festa fetare e Reçit është Shën Medhia dhe festohet me 19 korrik.

Në Reç gjenden bare dhe restorante ku do të mund të provoni gatime tradicionale. Në shtator kur gështenjat janë pjekur këtu mund të shijoni gështenjat e pjekura me mjaltë gështenje si dhe embëlsira të bëra me gështenja

 

 Specifikime per Guiden ne Rec, Parku Natyror Rajonal Shkrel
1. Guida do te jete e pregatitur per nje ecje te perballueshme. Shtegu i geshtenjave eshte nje ecje me veshtiresi te moderuar. Ecja kalon permes masvit te geshtenjave, ku kryesisht ka hije, dhe fshatit. Ju mundesohet gjate ecjes te vezhgoni nga afer jeten ne fshat.
2. Kepuce per Hiking/ Atlete – duhet te jene te sheshta dhe te pershtatshme;
3. Veshja – gjate kesaj perjudhe klima eshte e fresket dhe majt e maleve per rreth jane me debore keshtu qe rekomandohet te merrni veshje te ngrohta me krahe te gjate.
4. Te keni 2-3 bluza pambuku qe mund ti nderroni gjate udhetimit qe mos te ftoheni;
5. Aparat fotografik per te memorizuar momentet e bukuara;
6. Cante shpine te vogel;
7.1 shishe uje 0,5 L, cokollata, fruta te thata.

Te perfshira ne Cmim jane:
1. Transporti Gjate te gjith Udhetimit;
2. Guida dhe organizimi.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0693672523 0676490054

Viber : 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0693672523 / 0676490054

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply