Udhetim aktiv

Udhëtim Individual në Stamboll, 3 Ditë nga €150. Udhëtim në Grup në Stamboll, 3 Ditë €239, 4 Ditë €259

 

Nisja më 7 Gusht.
Udhëtim në Grup në Stamboll, 3 Ditë €239, 4 Ditë €259, Nisja më 7, 9, 14, 21, 23 Gusht.
******
Udhëtim Individual në Stamboll, 3 Ditë €150, Nisja më 7 Gusht.
Vizitohet: Stamboll.
Fjetje: 2 Netë në Stamboll.
Mëngjeset në Hotel.
Fluturimi direkt me avion Tiranë – Stamboll, Stamboll – Tiranë.
Udhëtimi është Individual dhe mund të realizohet kur të dëshironi.
Çmimi është për person që udhëton në çift dhe është për momentin dhe për datën e dhënë. Në data të tjera mund të jetë më i lirë apo më i shtrenjtë.

*****
Udhëtim në Grup në Stamboll, 3 Ditë €239, 4 Ditë €259, Nisja më 7, 9, 14, 16, 21, 23 Gusht.
Vizitohet: Stamboll.
Fjetje: 2 dhe 3 Netë në Stamboll.
Mëngjeset në Hotel.
Fluturimi direkt me avion Tiranë – Stamboll, Stamboll – Tiranë,
Shëtitjet me Autobus dhe Shoqërues Shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
Udhëtimi është në Grup.

DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 16.30. Mbërritja në Stamboll në 19.10. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transferta nga aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në Xhaminë Blu (ose xhamia sulltan Ahmet e ndërtuar nga arkitekti shqiptar Mehmed sedefqar Elbasani), Sheshi i Hipodromit (i vetmi shesh i mbetur nga periudha bizantike ku gjenden edhe dy stelat gurore nga Egjipti antik sjellur me urdhrin e perandorit bizantin Teodos), Bazilika e Shën Sofisë (Katedralja më e madhe e botës ortodokse), Shkohet në Qendrën e Vjetër Tregtare Kapilli Carshi (tregu i mbuluar që ka mbetur që nga koha e sulltan Mehmetit të II) Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel, Vizitë në Dollmabahçe (Sarajet moderne të sulltanëve të fundit, e njohur si Versaja e vogël), Kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës (ish lagja e kolonisë gjenoveze në Stamboll). Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit Taksim (lagja e ndërtuar sipas modelit evropia në gjysmën e dytë të shekullit të XIX ku gjenden edhe konsullatat e shteteve evropiane dhe rruga një kilometër e gjysëm e tramvajit të parë nostalgjik në Stamboll).Pasdite, OPSIONALE:Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar vijën bregdetare të Stambollit, Evropë dhe Azi, (kalimi nën urën e Bosforit, universiteti i vetëm frankofon i Gallatasarajit, lagja shqiptare (Arnavut koj), deri tek ura e dytë e Stambollit (ura e sulltan Mehmetit të II) ku ndodhet edhe kalaja Rumeli, e ndërtuar si masë paraprake për pushtimin e Stambollit, vilat ku janë xhiruar serialet më të famshme turke, saraji veror i sulltanëve, kulla e vashës që gjendet në mes të detit pranë lagjes Yskydar) Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Stambolli në 10:45. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 11:30.

Nisja çdo të Premte

Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

OPSIONALE:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
2. Shtesë për Darkë €30 për 3 netë.
3. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €30, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj per udhwtimet jashte vendit.

Per rezervim, duhet te paguani pagesen e plote te pakten 10 dite para nisjes.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0674671300 0693672523

Viber : 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply