TUR 1 DITOR, Tur i momentit

PERMETI Udhetim 1 ditor ne Permet CDO E DJELE 2000 leke/person. Banjat Termale Benje, Kanioni Langarices, Gryka e Kelcyres.

  • ► 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
  • ► 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
  • ► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare. Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikpritjes mbresëlënëse, Përmeti është një zonë që ka një shkallë të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas.
Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë,

 

PROGRAMI:
Nisja ne orën 8:00 prane Liceut Artistik “Jordan Misja” Rr. Elbasanit. Ndalese per kafe gjate rruges.
Ndalese Panoramike ne gryken e Kelcyres
Me pas drejtohemi per tek Banjat termale . Jane ne total 4 Banja termale qe kurojne semundje te ndryshme. Bëhet fjalë për një vend me vlera kurative universale dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të rajonit jugor.
Pasi I kemi shijuar ato drejtohemi drejt kanionit te Langaricë Natyra përreth këtyre kanioneve është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vënd tjetër në botë. Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë.

Nisemi drejt Tiranës rreth orës 17:00 dhe bëjmë një ndalesë pushimi kafeje ne Permet qytetin e Trendafilave
Mbërritja në Tiranë rreth orës 21:00

Ne cmim perfshihen:
– Transporti;
-Guida gjate gjithe udhetimit

Për këtë udhëtim, duhet të merrni me vete:
– Këpucë të përshtatshme për mal;
– Çantë shpine; krem dielli; kapele;
– Lëngje, sanduica, fruta te thata (pije freskuese ose ujë, për gjatë udhëtimit);

Rezervoni ne TEL 0674622246 0674671300 0693672523

Viber : 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply