TUR 2 DITOR, TUR 3 DITOR, Tur i momentit

THETH NISJE CDO E MERKURE & E SHTUNE ORA 6.00 2 DITOR 7000 LEK

 

Akomodim ne hotel 1 nate

5500 leke HB
6500 Leke All Inclusive

Akomodim ne hotel 2 nete 99 EUR
FJETJA NE CADRA CAMPING 3 DITOR 7000 lek  
FJETJA NE CADRA CAMPING 2 DITOR 5000 lek

Nisjet:

  • ► 5 , 8 , 12 , 15 , 19 , 22 , 26 , 29 Gusht
  • ► 5 , 9 , 12 ,19 , 26 Shtator

 

Tirane – Shkoder – Koplik – Bog – Theth – Bog – Shkoder –Tirane

Ne Theth vizitohen :  Kulla e Ngujimit;  Kisha e Thethit;  Ujvara e Thethit;Vaskat;  Syri i Kalter;  Kanioni i Grunasit;

Dita I:

Nisja diten e shtune ne ora 06.00 nga Tirana tek Liceu Artistik Jordan Misja, Rr. Elbasanit. Ndalese per kafe gjate rruges. Pas pushimit vazhdojme drejt per ne Theth. Ndalesa per fotostope gjate rruges per ne Theth. Pasi mberrijme ne Theth, akomodohemi ke BUJTINA/HOTELI dhe me pas na pret Dreka e shtruar ne natyre me produktet e fresketa dhe BIO te vendit,mish qengji ose keci, patate, sallatra te ndryshme etj. Pas drekes bejme pak pushim dhe behemi gati te eksplorojme Ujevarene Grunasit. nisemi nga bujtina vazhdojme ecjen drejt ujvares se Grunasit, e cila eshte shpallur monument natyre dhe mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare. Nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë në një greminë 25 m të thellë. Në rrëzën e greminës është formuar një pellg, prej të cilit uji derdhet në luginën e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit. Gjithë shpati ku thyhen ujërat e kësaj ujëvare është i mbuluar nga një pyll i dendur ahu dhe rreth e rrotull bien stërkala. Ujëvara e Grunasit me mjedisin e saj, përbën një nga dukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike dhe monument natyre. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore.ecim per ne lugine dhe vazhdojme drejt e per ne qender te fshatit. Ne kthim vizitojme kishen e me pas Kullen 400 vjecare e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Rreth ores 20:00 do konsumojme darken ne prane nje zjarri me produkte bio tradicionale.

Dita II:

8.30 mengjesi me produkte te fresketa te zones (petulla, mjalte, qumesht, caj, veze, djathe, recel, gjalp i fresket etj.) Pas ores 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese) ,kalojme uren e telit ne Nderlyse shkojme tek vaskat e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit nqs ka uje lumi mund edhe te bejme lahemi ne to. Pas vaskave te gurit vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter, i cili formohet nga Lumi i Zi dhe është i formuar nga gërryerja e shkëmbit prej ujit që zbret nga mali. Pas drekes se shijshme nisim kthimin me furgonin e zones vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thelle. Dreka opsionale e lire ke Vaskat ose mund te konsumohet dhe ne Shkoder. Me pas vazhdojme kthimin per ne Tirane.

 

NE CMIMIN PERFSHIHEN:

-TRANSPORTI VAJTJE-ARDHJE,

-FJETJA,

-DREKA, DARKA, MENGJESI

-GUIDA & ORGANIZIMI

Per femijet:
0-2 vjec FALAS
3-5.99 vjec 70%
6 vjec ose me shume CMIM I PLOTE

Rezervoni ne TEL 0674622246 0674671300 0693672523

Viber : 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply