- ► 6 , 7 ,13 , 14 , 17, 20 , 21 ,24, 27 , 28 Qershor
- ► 1, 4 , 5 ,8 ,9 , 11 , 12 ,15 , 16 , 18 , 19 , 22, 23, 24 , 25 , 26 , 29 , 30 , 31 Korrik
- ► 1 , 2 ,5 , 6 , 7, 8 , 9 ,12 , 13 , 14 , 15 , 16 ,19 , 20 , 21 , 22 , 23 ,26 , 27 , 28, 29 , 30 Gusht
- ► 2 , 5 , 6 , 9 ,12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator
Lumi I Shales ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Drin (sot liqeni Koman). Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.
Parku i Blinit është një vend tërheqës gati ekzotik, që e ka marrë emrin nga pemet e shumta te Blinit dhe që mbushin vendin me aromë të këndshme. Bukuria I shtohet nga uji I kaltër i ?♀️Lumit të Shalës, që buron nga Bjeshkët e Namuna dhe bashkë me ujrat e luginës së Thethit derdhen në Lumin Drin.
Programi:
Nisja nga Tirana prane Liceut Artistik Jordan Misja Rr. Elbasanit në orën 06:00;
Ndalesë për kafe gjatë rrugës;
Mbërritja në Koman ku dhe marrim varkat për në Parkun e Blinit. Rreth 1 orë e 30 minuta lundrojmë duke përshkruar Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës dhe pamjeve të mrekullueshëm të maleve te moçme. Dreka e lire. Mbasdite nisim kthimin per Tirane.
P. S. Dreka e lire ne restaurant BLINI PARK me menu bio tradicionale te zones mishi/peshku 10 EUR (supe perime, sallate, patate furre djathe dhie peshk trofte ose mish derri).