TUR 3 DITOR

Ujvarat e Plives, Kravices, Blagaj, Mostar, Medjugorje, 3 dite. Nisja 3, 10 Korrik. Cmimi 115 euro/p

Programi:
Dita 1
NIsja nga Tirana ne oren 05:00 drejt Malit te Zi. Kalimi i pikes doganore Hani i Hotit dhe ndalese e shkurter ne ujvaren e Tuzit. Pas ndaleses vazhdojme udhetimin drejt kufirit te Malit te Zi me Bosnjen dhe i drejtohemi Medjugorjes ku do te bejme edhe qendrimin tone per naten e pare.
Gjate rruges do te bejme ndalese ne Ujvaren e Kravices. Ujëvarat e Kravice, janë një nga vendet më të bukura natyrore në rajonin e Bosnjës dhe Hercegovinës. E vendosur në lumin Trebižat. E gjithë zona mbrohet nga qeveria, por është e hapur për publikun vendas dhe turistë për vizita, pikniqe, kampe dhe madje edhe not.
Pas vizites ne Ujvaren e Kravices i drejtohemi qytetit te Medjugorje Akomodimi ne hotel, dhe me pas vizitojme kryqin e kishen e ketij vendi te shenjte. Pas vizitave darke ne hotel.

Dita e dyte
Pas mengjesit ne hotel bejme gati valixhet dhe rifillojme udhetimin tone drejt qytezes se Plives per te vizituar kete bukuri natyrore dhe jo vetem por edhe nje qytet me shume vlera historike. Për qindra vjet ky rajon ishte kështjella e fundit e Mbretërisë Boshnjake, me qytetin e Jajce si vend i përhershëm i mbretërve të fundit të Mbretërisë Boshnjake. I gjithë rajoni i Jajce është i pasur me trashëgimi natyrore që nuk mund të shihet në izolim nga trashëgimia e ndërtuar.
Ndalese per dreke dhe vazhdojme udhetimin tone drejt qytetit te Mostarit. Mostari ndodhet në lumin Neretva dhe është qyteti i pestë më i madh në vend. Mostari u emërua sipas rojtarëve të urës (mostari) që në kohërat mesjetare ruanin Stari Most (Ura e Vjetër) mbi Neretva. Ura e Vjetër, e ndërtuar nga Otomanët në shekullin e 16-të, është një nga monumentet më të vizituara të Bosnje dhe Hercegovinës dhe konsiderohet një pjesë shembullore e arkitekturës islame në Ballkan. Akomodimi ne hotel, darka ne hotel.

Dita e trete
Pas mengjesit ne hotel bejme gati valixhet dhe nisemi te vizitojme qytetin e vjeter te Mostarit dhe uren e famshme te tij. Pas vizites tone i drejtohemi fshatit Blagaj ne grykederdhjen e Bunes per te shijuar nje dreke buze ketij resorti natyror. Pas dreke kthimi per ne Shqiperi ku mendohet te vijme naten vone

 

Ne Cmim Perfshihen
* Transporti me autobus vajtje ardhje
* Akomodimi ne hotel ne Medjugorje dhe ne Mostar
* Mengjeset dhe darkat
* Guide shoqeruese

Ne cmim nuk perfshihen:
* Drekat
* Pijet gjate darkes
* Hyrjet ne muze ose ne park nese ka

Cmimi per dhome single +50 euro
Cmimi per femijet 0-2 vjec falas
Cmimi per femijet deri 12 vjec 60 euro

Shenim:
* Per te bere rezervimin duhet te behet 30% e shumes totale dhe pjesa e mbetur te mbyllet 10 dite para nisjes.
* Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia doganore per problematike pasaportash dhe nuk behet kthim pagese ne rast kthimi.
* Turi realizohet per minimum 25 persona (ne rast te mos plotesimit te numrit te personave agjensia ka te drejte te kanceloje 5 dite para dhe te beje kthimin e plote te pageses se paguar nga ana e klientit.
* Ne rast kancelimi nga ana e klienteve (kur kancelimi eshte 10 dite para nisjes mbahet shuma e paguar 30% dhe ne rast kancelimi brenda 10 diteshit te fundit pagesa eshte e pakthyeshme).

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj per udhwtimet jashte vendit.

Rezervoni ne TEL 0674622246 0674671300 0693672523

Viber : 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

Whats up: 00355/ 0674622246 / 0674671300 / 0693672523

EMAIL info@dsmtours.com

Leave a Reply