Nisja nga Tirana ne 06: 30
Vazhdimi I udhetimit tone drejt Lugines se Karavastase. Ndalese 30 minuta pergjate rruges per te konsumuar kafen e mengjesit. Mberritja ne Parkun Kombetar te Divjakes rreth ores 09:00, vizite ne Kullen 360 per te pare dhe per te shijuar nga larte Lagunen e Karavastase e cila mbrohet nga UNESCO per floren dhe faunen e saj. Pas vizites ne Kulle I drejtohemi Portit te Varkave ku do te lundrojme pergjate Lagunes se Karavastas per rreth 1 ore e 30 minuta ku do te kemi mundesi te shikojme pelikanin kacurrel, lejlekun dhe larmishmeri shpendesh te cilat ndodhen vetem ne abitatin natyror te Parkut Kombetar te Divjakes.
Rreth ores 12:00 do t’I drejtohemi plazhit te Divjakes. Nje nga plazhet me te frekuentuar ne zonen e Myzeqese ku do te qendrojme deri ne oren 17:30. Opsionale sipas deshires dreken do te mund ta konsumojme ne nje nga restorantet me te famshme te zones ai I Ali Kalit. I cili mban kete emer , pasi prej vitesh sherbimi ne kete restorant ju serviret me kuaj.
Mberritja ne Tirane do te jete rreth ores 20:00 ku pergjate rruges do te kemi dhe nje ndalese per nevoja personale apo per te konsumuar kafe.
Ne cmim perfshihet:
- Transporti me mjet komod
- Shoqerues gjate udhetimit tuaj turistik
Ne cmim nuk perfshihet:
- Bileta e hyrjes ne Kullen 360 e cila kushton 100 Leke / personi ne varesi te sezonit turistik
- Bileta e lundrimit me varke Lagunen e Karavastase e cila varion 200 Leke / personi
- Dreka ne restorantet e zones
- Shezllonet ne plazh.
Sugjerime :
Ju sugjerojme te keni me vete :
Peshqire apo shilte per plazh pasi ne plazhin e Divjakes nuk ka shume hapesira per shezllone